Dy ekipet pretendente per fitimin e titullit kampion ne La Liga, Real dhe Barcelona nuk arritën te merrnin me shume se nje barazim ne javen e 5 te kampionatit spanjoll. Ne ndeshjen me te rëndësishme te kësaj jave Barcelona u ndal ne shtëpi 1-1 nga Atletiko e Madridit. Pas nje mrekullie te Oblak ndaj Mesit, katalanasit arritën te zhbllokonin shifrat ne minutën e 41 me Ivan Rakitiç. Fillimi i pjeses se dyte ishte mjaft i mire per skuadrën e Simeones dhe pas nje rasti te Grizman i frenuar nga Ter Shtegen, i sapofuturi ne loje Korrea arriti te kthente gjithçka ne baraspeshe ne minutën e 61. Takimi i dyte per kete sezon per Barcelonën qe nuk arrin te fitoje ndërsa tashme është ne kuotën e 10 pikëve ne vendin e trete. Te njëjtat shifra edhe per Realin e Madridit ne “Santiago Bernabeu” ndaj Vijareal, por qe gjithësi, nuk ndikoi ne renditjen e skuadrës se Zidan qe mban vendin e pare ne kuotën e 12 pikëve. Duhet te ishte nata e rekordeve per te zotet e shtëpisë, por qe u kthye per pak ne nje mbrëmje makthi, duke e mbyllur ne 16 numrin e fitoreve radhazi ne “La Liga”. Nje ndeshje ku protagonist ne te mire dhe te keq u be Serxhio Ramos. Fillimisht mbrojtësi madrilen preku topin me dore, duke shkaktuar penallti qe u transformua ne gol nga Bruno Soriano ne fundin e pjesës se pare. Ne minutën e 48 Serxhio Ramos rikuperoi gabimin duke çuar me koke topin ne rrjete pas nje krosimi te Hames Rodrigues. Edhe pse kishin gjithë kohen e nevojshme per te rrëmbyer fitoren te zotet e shtëpisë, nuk arritën te shfrytëzonin rastet e krijuara me protagonist Benzema, kros dhe Morata kjo edhe fale portierit kundërshtar Asenjo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *