Marcos Asensio dhe dy gola te tij nuk i mjaftojnë Realit te Madridit ne perballjen e pare sezonale ne kampionat përpara shikuesve ne shtëpi ne Santiago Bernabeu kundër Valencias. Natyrisht pa Ronaldon ne fushe skuadra e Zidane e nisi mire duke kaluar qe ne minutën e 10 ne avantazh kur Asensio përfitoi nga nje gabim i Kondogbias dhe shënoi, duke shtangur portierin mik. Interesant është fakti se sa here Asensio e nis nga fillimi, Reali nuk humbet. Por 8 minuta me pas Carlos Soler përfiton nga nje gabim total i mbrojtjes vendase dhe nuk fal, duke barazuar shifrat. Ne pjesën e dyte ne minutën e 77 është Kondogbia qe lan gabimin e pjesës se pare, duke shënuar nga limitet e zonës se rreptësisë me te majtën. Por Reali ka Ascension dhe garancinë e moshumbjes kur ai luan nga fillimi. Ne minutën e 83 me te majtën shënon dhe zëvendëson Ronaldon dhe goditjet e tij te denimit. 2-2 mbyllet ne Bernbabeu dhe mbretëroret e shohin veten me 4 pike, pas dy ndeshjeve ne vendin e 5.

 

Ne Angli Liverpuli ka shkatërruar 4-0 Arsenalin duke lare hesapet qe ne pjesën e pare kur udhëhiqte 2-0. Skuadra e gjermanit Klop kaloi ne avantazh me Firminohon qe ne minutën e 16, ndërsa ne te 40 senegalezi Sadio Mane dyfishoi shifrat. Edhe ne te dytën vjen radha e Salah per te shënuar, ndërsa Starrixh i vulos shifrat ne 4-0. Edhe Chelsea mundi Evertonin 2-0 me gola te Fabregas dhe Alvaro Morates qe ne pjesën e pare. Ndërsa ka befasuar Totenhemi kundër Bernlit qe nuk ka shkuar me shume se nje barazim 1-1 ne Uembli,  përpara afro 68 mije shikuesve. Golit te Delle Alit ju kundërpërgjigj Kris Uds ne fund te ndeshjes.

 

Ne Itali, Milani ka vuajtur, por ka fituar kundër Kaljarit 2-1. Serish Kutrone qe ne minutën 10 kalon ne avantazh kuqezinjtë, por ne pjesën e dyte Kaljari rikthehet dhe barazon me Joao Pedron. Megjithatë Suso ne minutën e 70 me nje goditje dënimi me te majtën i jep fitoren kuqezinjve, duke e ngjitur Milanin ne kuotën 6 pike pas dy ndeshjeve. 6 pike ka edhe Napoli qe mundi me përmbysje Atalanten pas nje pjese te pare te mbyllur ne humbje 0-1. Ne te njëjtën kuote edhe Sampdoria qe mundi ne transferte Fiorentinen.

 

Monako ne France shkatërron dhe turpëron Marsejën 6-1. E ka çelur serine e golave polaku Glik per te vijuar dy here me Falcaon dhe nje gol i Diakhabi qe e mbyllin pjesën e pare me shifrat 4-0. Ne te dytën, shënojnë edhe Sidibe dhe Fabinho me penallti, teksa Remi Kabela realizon golin e nderit per Olimpik Marseje. Monako i bashkohet ne krye te renditjes Parisit me pike te plota 12, por me një golavarazh me te dobët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *