Reali i Madridit largohet edhe me shume nga kreu i renditjes ne Spanje. Ne javën e 18 te La Primera skuadra e Zinedin Zidan nuk shkoi me shume se barazimi me vendasit e Celta Vigos . 2-2 ne Balaidos me madrilenet qe shkëputen me 16 pike nga kryesuesit e Barcelonës, ndërkohe qe per vendasit përfundon seria e 6 humbjeve radhazi kundër Los Blankos.
Edhe pse ishin miqtë qe ne fillim qe kërkuan zhbllokimin e shifrave, te zotet e shtëpisë ishin te paret qe gjeten rrjetën me Vas ne minutën e 33 pas nje pasimi te Iago Aspas. U duk se Real do te kishte nje tjetër ndeshje zhgënjyese ne kampionat, por 3 minuta me vone pas nje koridori te Toni Kros, ishte Gareth Bale qe ktheu gjithçka ne baraspeshe. Ne minutën e 38 ishte Isko qe shërbeu kete here per uellsianin qe nuk gaboi duke kaluar per here te pare ne avantazh skuadrën nga kryeqyteti spanjoll.
Me fillimin e pjesës se dyte Celta provoi te befasonte kundërshtarin, ne te kundërt Real kërkoi te mbyllte takimin me tentativat e Isko dhe Kristiano Ronaldo. Loja filloi te behej me emocionuese dhe e shpejte, ndërsa skemat filluan te shpërbeheshin me te zotet e shtëpisë qe ishin te paret qe përfituan nga ky çrregullim i kundërshtarit.
Pas disa tentativave te Iago Aspas dhe ndërhyrjeve fantastike te Navas, skuadra e Zinedin Zidan u detyrua te dorëzohet kur Maximiliano Gomez 8 minuta nga fundi barazoi shifrat. Pas këtij rezultati Real mban vendin e katërt ne kuotën e 32 pikëve, 16 me pak se Barcelona.





