Befasi per Realin e Madridit ne javen e 24 te La Ligas qe nderpret serine e 5 fitoreve me radhe. Ne Santiago Bernabeu Los Blankos nuk shkuan me shume se barazimi 2-2  nga skuadra qe lufton per mbijetese Celta Vigo.

 

Nje barazim qe e mban gjithsesi ne vend te pare ne renditjen e pergjithshme edhe pse tashme 1 pike me shume se Barcelona. Ishin miqte qe surprizuan jo pak kur gjeten rrjeten ne minuten e 7 me lojtarin e ardhur ne formen e borxhit nga Lokomotiv Moska Fjodor Smolov.

 

Skuadra e Zidan provoi te reagonte edhe pse me veshtiresi por per asnje moment per te vene ne veshtiresi kundershtarin. Ne minuten e fundit te pjeses se pare Celta Vigo mund te dyfishonte shifrat nese Kurtua nuk dot e neutralizonte gjuajtjen e Aidoo.

 

Pjesa e dyte filloi menjehere me barazimin e shifrave per vendasit kur Toni Kros ne minuten e 52 mposhti portierin kundeshtar. Goli i dha zemer vendasve te cilet filluan inkursionet e njepasnjeshme drejt portes se mbrojtur nga Ruben Blanko qe ne nje moment u dorezua duke shkaktuar faull ne zone ndaj Eden Hazard.

 

Nga pika e bardhe ishte kapiteni Serxhio Ramos i cili permbysi gjithcka duke i dhene avantazhin madrileneve. Atehere kur pritej qe te zotet e shtepise ta mbyllnin me fitore kete ndeshje te veshtire ne minuten e 86 perseri miqte befasuan.

 

Ishte pikerisht aksioni i nisur nga Denis Suarez dhe i perfunduar nga santi mina qe i dhuruan skuadres nga Vigo nje pike te cmuar  duke e ngjitur te pakten nje shkalle ne renditje edhe pse ne ujerat e turbullta te renies nga kategoria. Per Real nje rezultat qe le nje shije te hidhur kur per me teper skuadra kishte filluar nje ngjitje pa frena drejt objektivave te saj

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *