E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Real Story sjell sot në mbrëmje fakte të reja për dosjen “Habilaj”

Gati 5 muaj pas arrestimit te Moisi Habilajt, arrestim i cili solli një furtune politike ne vend, pasi ne dosjen hetimore te Italisë, rezultonte i permendur dhe emri i ish-ministrit te brendshëm Saimir Tahiri dalin ne drite detaje te reja. Real Story sjell sonte ne mbrëmje fakte te papublikuar me pare ne lidhje me dosjen e trafikut ndërkombëtar te drogës.

 

Moisi Habilaj, Meridan Sulaj dhe Nerzar Seitaj janë marre tashme ne pyetje nga prokuroret italiane.

 

Reklamë

Ata i janë përgjigjur te gjitha pyetjeve lidhur me trafikun e kanabisit, lidhjet me Saimir Tahirin dhe Audin AA 003 GB.

 

Por detajet e plota mbi dyshimte e tre te arrestuarve kryesor mbi trafikun e lendeve narkotike mes Shqipërisë dhe Italisë, do te zbardhen sonte ne orën 21:00 ne Real Story ne Vizion Plus.

Vazhdo të lexosh

Reklamë