E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 33 minuta më parë
Sport

Real Madrid kap Barcelonën dhe kryeson La Ligën

Real Madrid nuk ka falur në mbrëmjen e djeshme duke mposhtur mes shumë polemikash skuadrën e Real Sociedad më rezultatin 1-2.

Loc Blancos me këtë fitore kalon në vedin e parë me pikë të barabata me Barcelonën por është e favorizuar për shkak të ndeshjeve direkte.

Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rrjeta të paprekura,pavarsishtë rasteve të rrezikshme nga ana e lojtarëve madrilen. Pjesa e dytë nisi me një ritëm shumë të lartë duke sjellur edhe golin e parë, i cili u shënua nga pika e bardhë e penalltisë  në minutën e 50’ nga Sergio Ramos.

Pas golit të avantazhit madrilenet nuk e ulën ritmin dhe arritën të shenonin me anë të Benzema në minutën e 70’.

Reklamë

 Ky gol i cili solli edhe shumë polemika pasi u pretendua për një prekje të topit me dorë. Por sistemi VAR e konsideroj një gol të rregult.

Në minutën e 83’ vendasit rihapën sfidën falë një goli të Merino por nuk mundën t’i prishin punë skuadrës së Zidane.

Baskët humben pikë të arta për zonën Champions ndërsa Real Madrid javën e ardhshme pret Mallorcan me synimin për të qendruar ende ne krye.

Vazhdo të lexosh

Reklamë