Real Madrid e mbylli në vendin e trete këtë edicion në kampionatin spanjollet.

 

Skuadra e Zidane e cila është në pritje të finales së UEFA Champions League, nuk shkoi më shumë se barazimi 2 me 2 ne transfertë kundër Villareal në javën e 38 dhe te fundit të La Ligës.

 

Për pasojë madrilenët i dhanë fund këtij edicioni në La Liga me 76 pikë por pa e diskutuar pjesëmarrjen sezonin e ardhshëm në UEFA Champions League ku janë fitues të dy sezoneve të fundit radhazi.

 

Sezon shumë i mirë edhe për Villareal që do të luajë edicionin e ardhshëm në UEFA Europa League.

 

Vëmendja ishte e përqendruar tek Ronaldo që kthehej nga dëmtimi dhe tregoi një forme të mirë para finales së madhe te Kievit. Fillimisht ishte Bale që shënoi për miqtë ndërsa portugezi në minutën e 32 i çoi shifrat në 2 me 0.

 

Në minutën e 71 ishte Roxher Martinez që shkurtoi diferencat për të zotët e shtëpisë ndërsa barazimi i rezultatit u siglua në minutën e 85 nga Kastilejo i cili mposhti djalin e trajnerit Zidane, i cili luajti titullar në këtë takim.

 

Fitore e rëndësishme në javën e fundit edhe për Seviljen 1 me 0 kundër Alaves, rezultat që e lejon skuadrën andaluze të sigurojë kualifikimin për në UEFA Europa League. Goli që i dha fitoren skuadrës së Seviljes u shënua nga Ben Jeder.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *