Reali i Madridit dhe Liverpul janë dy skuadrat qe prenë te parat biletat per ne çerekfinalet e Uefa Champions League. Kampionet ne fuqi te europes edhe pse nje sezoni te vështire ne dy kompeticione te tjera, treguan se do te jete shume e vështire per t’i zbritur nga froni i europes, teksa fituan nje tjetër ndeshje ndaj Paris Sg ketë here ne Park De Princ me rezultatin 2-1.

 

Madrilenet ne nje rreshtim perfekt e filluan mjaft mire takimin duke u shfaqur te kujdesshëm përballe kundërshtarit qe per hir te se vërtetës nuk ishte ne ditën e tij me te mire, duke u shfaqur konfuz dhe pa ide. Pas nje pjese te pare pa gol ku rastet me te pastra i pati Reali me Benzema dhe Serxhio Ramos, spanjollet gjeten avantazhin me fillimin e te dytës, kur pas nje pasimi te Lukas Vazkez, ishte Kristiano Ronaldo qe me koke mposhti portierin Areola deri ne ato moment vendimtar.

 

Goli i rendoi shume parisienët nga ana psikologjike qe ne minutën e 66 e pane veten me nje lojtar me pak pas daljes se Verattit nga loja per nervozizëm. Asensios shtylla i mohoi dyfishimin e shifrave përpara se Kavani ne nje gol karambolesk ktheu gjithçka ne baraspeshe. Ishte ne fakt goli per vazhdimësinë e pathyeshmërisë ne shtëpi te parisienëve, por nuk ishte e thëne ne nje mbrëmje ankthi per skuadrën e Emery qe 10 minuta nga fundi  u detyrua ta nxjerre përsëri topin nga rrjeta ku protagonist ishte Casemiro. Shtylla e Lukas Vaskez ishte rasti i fundit me Realin qe arrin nje fitore te merituar duke i dhene nje mesazh te qarte te gjithë rivaleve te tyre se nuk ka ndërmend te lere kurorën e mbretit.

 

Ndërkohe ne takimin tjetër ne Anfield Roud, Liverpul dhe Porto nuk shkuan me shume se barazimi 0-0. Ne fakt te kuqte e kishin siguruar te drejtën e kalimit per ne turin tjeter jave me pare pas fitimi 5-0 ne Do Dragao.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *