Beshiktash dhe Real ishin dy skuadrat e radhës qe u kualifikuan ne raundin tjetër te Uefa Champions League nje jave nga përfundimi i fazës ne grupe. Por me e pabesueshmja erdhi nga Ramon Sancez Pizuan ku Sevilja arriti te barazonte shifrat pas disavantazhit 0-3,  duke i djegur mundësinë e kualifikimit Liverpulit.

 

Te kuqte e Jurgen Klop befasuan ne pjesën e pare kur u duk se mbyllen gjithçka pas tre golave te shënuar qe ne 30 minutat e para pas dopietes se Firminjo dhe Sadio Mane. Me fillimin e pjesës se dyte andaluzet ngushtuan diferencën me Ben Jeder, ndërsa ishte ky i fundit qe shënoi edhe nga pika e bardhe e penalltisë ne minutën e 60. Guido Pizarro ne minutën e 3 te shtesës shënoi golin e barazimit ndërsa do te jene ndeshjet e fundit qe do te përcaktojnë gjithçka ne grupin e kjo edhe pas barazimit 1-1 ne Moske te Spartakut dhe Maribor.

 

Reali i Madridit u be skuadra e dyte ne grupin H qe pret biletën ne raundin tjetër, kjo pas fitores 6-0 ne Nikosia ndaj Apoelit. Golat per madrilenet mbajtën firmat e Luka Modric, Nacho, Benzema dhe Kristiano Ronaldo nga nje dopiete secili. Fitore me përmbysje per liderët e ketij grupi Totenhem 2-1 ne Dortmund ndaj Borusias. Golit te Obamejang per vendasit ne pjesën e pare, londinezet ju kundërpërgjigjen me Hari kane dhe Korani Son Heung Min.

 

Beshiktash i mjaftoi nje barazim 1-1 ne Stamboll ndaj Portos per te marre kualifikimin ne grupin G. Ishin dragonjtë qe gjeten rrjetën te paret me Felipe, ndërsa turqit barazuan 4 minuta nga fundi i pjesës se pare me Taliska. Nga ana e tyre, Lajpcig nxori jashtë loje Monakon, duke fituar 4-1 ne Luigji i dyte. Gjermanet e mbyllen fitoren qe ne pjesën e pare pas autogolit te Jemerson, Dopietes se Timo Verner dhe rrjetës Nabi Keita, duke e beret e pavlefshëm reagimin e Falkaos per vendasit.

 

Fitore shprese e Napolit 3-0 ne grupin F. Për te arritur fitoren, italianeve ju desh te prisnin 56 minuta pas golit fantastik te Insinje I pasuar me pas nga rrjetat e zielinski dhe Mertens. Makine perfekte ketë sezon Manchester Citi qe arriti fitoren e 5 ne po kaq ndeshje, kete here 1-0 kundër Fejenord me autor Sterling 2 minuta nga fundi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *