Politikë
Reagon edhe Varhelyi: Rezultatet e 5 qershorit të mos dalin nga shinat

Për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit reagoi edhe Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi.
Teksa përshëndeti vendimin e Parlamentit, ai bëri thirrje që diskutimet për pikat shtesë të mos e prishin këtë pakt.
“Mirëpres miratimin e amendamenteve të Kodit Zgjedhor, në përputhje me Marrëveshjen e 5 Qershorit. Kjo përmbush një kusht kyc të konkluzioneve të Këshillit Europian. Për cdo ndryshim tjetër, nxis të gjitha partitë të vazhdojnë diskutimet në mënyrë që fryma dhe rezultatet e 5 Qershorit të mos dalin nga shinat.”
Vazhdo të lexosh
Reklamë




