E enjte, 15 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Reagimi i Ramës shtazarak”, Berisha u bën thirrje nxënësve: Bojkotoni mësimin dhe shkollën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë pas protestave të studentëve, duke dënuar dhunën ndaj protestuesve dhe duke u bërë thirrje nxënësve, maturantëve, mësuesve dhe pedagogëve t’i bashkohen lëvizjes.

Në deklaratën e tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për dhunë ndaj studentëve dhe e cilësoi reagimin e policisë si “shtazarak”. Sipas kreut të PD-së, gjatë përplasjeve janë shënuar dëmtime të rënda fizike ndaj protestuesve.

Reklamë

Berisha:

Edi Rama dogji në flakë dhe zjarr qenien shqiptare. E dëmtoi sa askush tjetër. Në reagimin e tij, pak të thuhet shtazarak, ndaj protestës paqësore të studentëve, theu kocka dhe çau kafka. Si askush tjetër ndaj tyre.

Reklamë

Duke përshëndetur me përzemërsi këtë revoltë çlirimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët, dënuam me forcën më të madhe dhunën, terrorin, egërsinë shtazarake të narkobanditëve të urdhëruar nga Edi Rama.

U bëj thirrje të gjithë nxënësve, maturantëve, në mbarë Shqipërinë, të bojkotojnë mësimet, shkollën, për të shpëtuar ëndrrën e tyre më të bukur, për të shpëtuar të ardhmen e tyre, të familjeve, të shoqërisë dhe vendit nga ky zjarrvënës që nuk e kanë parë kohërat.

U bëj thirrje mësuesve, pedagogëve të bashkohen me nxënës dhe studentë. Mos harroni se mësimi i parë, neni i parë është që ata, në çdo rrethanë, duhet të jenë me nxënësit, në anën e tyre.

I kërkojmë Ramës të japë dorëheqjen. Nëse i ka mbetur edhe një arsye njerëzore, të marrë kurajë dhe të japë dorëheqjen, të mos pësojë atë fat që diktatorët që nuk kanë dhënë dorëheqjen kanë mësuar nga verdikti, nga drejtësia e bërë nga qytetarët.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.