E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Raundi i dytë i presidencialeve, kroatët zgjedhin mes dy kandidatëve

Qytetarët kroatë i janë drejtuar sërish qendrave të votimit këtë të djelë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Ata do të duhet të zgjedhin mes 2 kandidatëve, presidentes aktuale në detyrë Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe ish-kryeministrit Zoran Milanoviç.

 

Grabar-Kitaroviç synon një tjetër mandat 5 vjeçar në krye të shtetit. 6.409 qendra u hapën në orën 7 të mëngjesit sipas orës locale, dhe do të mbyllen në orën 19.Qendrat votimi janë hapur edhe në 47 vende t tjera të botës.

 

Reklamë

Procesi ndërkohë ka nisur i qetë në të gjithë vendin, me përjashtim të një problemi teknik që vonoi me 10 minuta pothuajse të gjitha qendrat e votimit.

 

Në total janë 3.860,000 votues me të drejtë vote.

 

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve u bëri thirrje votuesve që të dalin të votojnë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur njërin nga kandidatet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë