E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rastet me koronavirus/ Bie fluksi i lëvizjeve nga Greqia në drejtim të Shqipërisë

Bie në minimum fluksi i lëvizjeve nga Greqia në drejtim të Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës. Kufizimi i lëvizjeve bëjnë me dije burime pranë njësisë vendore të shëndetit publik se ka lidhje me shtimin e rasteve me koronavirus në shtetin grek.

 

Reklamë

Kufizim lëvizjesh për të njëjtën arsye ka pasur edhe nga ana e shtetasve shqiptare që kalojnë drejt Greqisë. E njëjta gjë po ndodh ditët e fundit edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 2672 shtetas të huaj dhe shqiptarë dhe kanë dalë 1819 shtetas.

 

Në Qafë Thanë kanë hyrë 2075 shtetas dhe kanë dalë 1544 persona. Shtetasit shqiptarë të cilët kanë hyrë ditën e sotme nga Greqia drejt Shqipërisë, përmes pikës së kalimit kufitar të kapshticës, kanë bërë me dije se pavarësisht rasteve të konfirmuara me koronavirus, situata atje paraqitet e qetë, ndërkohë që edhe në palën greke nuk kanë pasur kontrolle mjekësore.

 

Nga ana tjetër, njësia vendore e shëndetit publik ka shtuar masat dhe numrin e personelit mjekësor në oraret me lëvizje më të shumta, por ka pakësuar personelin gjatë orëve të natës për shkak të mungesës së lëvizjeve.

 

Kontrollet mjekësore vijojnë edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës për qytetarët në hyrje të republikës së Shqipërisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë