E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Rastet me COVID-19/ Mjeku epidemiolog: S’kemi pse të frikësohemi, spitalet janë bosh

Edhe pse Shqipëria ka kaluar më shumë se 50 ditë në karantinë ekstreme, këtë të shtunë u raportua numri më i lartë i rasteve të reja me COVID-19. Për mjekun epidemiolog, Dritan Ulqinaku, këto shifra nuk duhet të na frikësojnë për aq kohë sa 70 per qind e kapaciteteve reanimatore janë të lira.

Në një lidhje skype me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Ulqinaku theksoi se shtimi i rasteve të reja nuk e ndryshon kurbën e prekshmërisë nga koronavirusi.

“Ne kemi operuar në shifra shumë të ulta të të infektuarve. Jemi një nga vendet me shifrat më të ulta në rajon, do të thotë se sforo ka qenë e jashtëzakonshme. Kjo është një maratonë dhe jo një luftë 1, 2 apo 40 ditore. I gjithë synimi është menaxhimi i sistemit, mbajtja nën kontroll e të sëmurëve, e shtretërve spitalore, edhe pse jo, të kemi një vdekshmëri të ulët nga kjo pandemi globale. Rritjet dhe zbritjet e ditës së sotme nuk ndryshojnë trajektoren e kurbës. Mjekimi që kemi përdorur ka dhënë rezultat. Mund të quhen si të vaksinuar në mënyrë natyrore. Do të ishte fatmirësi e madhe nëse ne do të kishim numer më të lartë të shëruarish. Kemi përzgjedhur politikën e fortë për të pasur sa më pak raste të infektuar në ditë. Rrisku do të jetë për shumë kohë prezentë dhe i fortë.”

Ndërkohë, Ulqinaku shfaqet pro lehtësimit të masave kufizuese për ato grupe që nuk kanë probleme shëndetësore.

Reklamë

“Për grupe të ndryshe do të rekomandoja një politike të lehtësuar. Do të isha partizan i hapjes së shkollave, kopshteve dhe parqeve. Sa iu përket personave me probleme shëndetësore dhe kryesisht moshës së trete do të doja të vazhdonin politikat strikte.”

Sipas mjekut, në Shqipëri nuk mund të flitet për nje epidemi, përderisa spitalet nuk janë të mbushur me pacientë.

 “Më tepër na ka mposhtur frika, jo sëmundja. Sot që flasim dhe 70 per qind e kapaciteteve reanimatore janë të lira. Pra, nuk mund të flitet për një epidemi në Shqipëri, kur spitalet janë bosh. Është frika që na ka mbërthyer. Në 35 rastet në ditë, 30 për qind janë asimptomatik, ne frikësohemi dhe i kthehemi qeverisë për të forcuar masat.  Nuk kemi pse të frikësohemi, kur spitalet janë bosh.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë