Raportuesja e Parlamentit Europian, Isabel Santos e konsideroi një hap të mirë vendimin për shtyrjen e paketës “antishpifje”, ndërsa bëri thirrje që të merren në konsideratë të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias.

 

Santos foli për rëndësinë e “dialogun dhe të qenit të bashkuar” për procesin e integrimit.

 

“97 % e qytetarëve të Shqipërisë duan që të jenë pjesë e BE. Pra politikanët duhet të kuptojnë cili është interesi i qytetarëve dhe interesi i qytetarëve duhet të qëndrojë mbi interesat e cdo kujt tjetër tonat ose edhe interesat tona si politikanë, si personalitete dhe mbi interesat e partive politike. Kjo është thirrja ime, ky është apeli im. Dialog dhe të qenit të bashkuar në Shqipëri”. 

 

Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme, Santos u shpreh se ky është një vendim që duhet të merret nga aktorët politikë.

 

“Ky është një vendim që duhet marrë nga aktorët politikë të vendit. E vetmja thirrje është reforma zgjedhore. Shqipëria duhet të përfundojë reformën zgjedhore në bazë të rekomandimeve të OSBE/ ODIHR . Sa i takon zgjedhjeve të parakohshme është një vendim që aktorët politikë do të duhet ta marrin jo unë.” 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *