Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 July 2026
Vizion fokus

“Zgjedhjet të jenë të barabarta”, Komisioni i Reformës Elektorale...

“Dhunë e egër ndaj qytetarëve”, Berisha: Çdo kërkesë e...

Trump: Bisedime të mira me Iranin, presidenti amerikan optimist...

Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm të Kroacisë, fokusi...

Punimet për Bypass-in e Tiranës, vepra përfundon për 24...

Japonia tronditet nga një tërmet i fuqishëm, 50 të...

Thriller në Francë, trupat e pajetë të pesë foshnjave...

Nafta mbi 200 lekë/litër, a do të rikthehet Bordi...

Malaj: Rritja ekonomike e Shqipërisë më e lartë se...

Skena tmerri për turistët në Positano, dallgët e fuqishme...

Raporti për trafikun e qenieve njerëzore, DASH: Shqipëria në vend numëro

28 Qershor 21:42

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi Raportin e vitit 2018 për Trafikimin e Qenieve Njerëzore.

 

Sipas këtij raporti, Shqipëria vazhdon të jetë në grupin e dytë, ku janë përfshirë vendet që nuk i përmbushin plotësisht standardet minimale, por që bëjnë përpjekje të mëdha për t’i përmbushur ato. Shtetet ndahen në tri kategori, tek e para hyjnë vendet, qeveritë e të cilave përmbushin standardet minimale dhe në të tretin, vendet që nuk i plotësojnë standardet dhe që nuk bëjnë përpjekje.

 

Në raport thuhet se qeveria shqiptare nuk i përmbush plotësisht standartet minimale për eliminimin e trafikut të qenieve njerëzore; edhe pse qeveria është duke bërë përpjekje të rëndësishme për të arritur këtë synim.

 

Raporti vë në dukje se janë disa sektorë kyç për të cilat qeveria nuk i ka plotësuar standartet minimale:

 

– Qeveria vazhdon t’i ndëshkojë viktimat e trafikimit për shkeje ligjore, pasojë e drejtpërdrejtë e faktit që viktimat janë detyruar t’i nënshtrohen trafikimit.

 

 

– Qeveria ka raportuar më pak raste ndjekjesh penale e dënimesh dhe autoritetet vazhdojnë t’i ndjekin penalisht disa trafikantë, nën akuza më të lehta, siç është ajo për shfrytëzim prostitucioni.

 

– Qeveria ka vonuar financimin e strehëve të sigurta të drejtuara nga OJQ-të dhe hetimet e ndjekjet penale nuk i ka bërë në mënyrë të vazhdueshme, duke u nisur nga parimi që në qendër të tyre të jenë viktimat.

 

– Policia, thuhet në raport, jo gjithmonë i identifikon viktimat e trafikut në mesin e individëve të përfshirë në prostitucion.

 

Sikurse është thënë në raportet për Trafikimin e Qenieve Njerëzore që nga viti 2014, Shqipëria mbetet vend burimi, vend kalimtar dhe destinacioni për burrat, gratë dhe fëmijët në trafikun e seksit dhe në punën e detyruar. Gratë dhe fëmijët shqiptarë janë subjekte të trafikut të seksit dhe punës së detyruar, sidomos gjatë sezonit turistik, thuhet në raport. Trafikantët përdorin premtime të rreme, siç janë martesa, apo vendet e punës, për t’i detyruar viktimat të përfshihen në këtë trafik. Ata po përdorin gjithnjë e më shumë mediat sociale për rekrutimin e viktimave.

 

Fëmijët shfrytëzohen si lypës dhe për punë tregtie, si shitës ambulatorë. Ata, kryesisht fëmijët e komunitetit rom, shfrytëzohen për punë sezonale. Ka patur raste kur fëmijët janë shfrytëzuar edhe në fushat e kanabisit. Viktimat shqiptare janë subjekte të trafikut të seksit në mbarë Evropën, sidomos në vende si Kosova, Greqia, Italia, Belgjika, Gjermania, Zvicra, Maqedonia, Norvegjia, Holanda dhe Britania e Madhe. Sipas raporteve të Organizatave Jo-qeveritare, ka një rritje të numrit të fëmijëve shqiptarë, që i nënshtrohen punës së detyruar në Kosovë dhe Britaninë e Madhe.

 

Në raport thuhet gjithashtu, se në Shqipëri janë subjekte të trafikut të seksit dhe punës së detyruar, viktima të huaja nga vendet e Evropës dhe Filipinet. Imigrantët e paligjshëm nga Azia, shpesh punësohen në familjet e kamura shqiptare, duke u bërë të brishtë përballë punës së detyruar. Imigrantët nga Lindja e Mesme, Azia Qendrore dhe Afrika, e përdorin Shqipërinë si vend tranzit për të kaluar në Europën Perëndimore dhe ata rrezikohen nga trafikimi.

 

Raporti i ka lënë Shqipërisë një sërë rekomandimesh për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, mbështetjen e viktimave të këtij trafiku dhe një sërë ccështjesh të tjera që lidhen me këtë fenomen. /Zeri Amerikës

Posted Under:
Vendi
Tagged:
DASH Raporti shqiperia Trafikim

Nga e njëjta kategori

“Zgjedhjet të jenë të barabarta”, Komisioni i Reformës Elektorale vijon konsultimet me ekspertët e huaj

më shumë...

“Dhunë e egër ndaj qytetarëve”, Berisha: Çdo kërkesë e protestuesve është legjitime

më shumë...

Ndëshkim për zhurmat në bregdet, Lamallari në Lezhë: Plotësojmë kërkesat e pushuesve

më shumë...

Aksident në unazën e Patosit, gruaja dhe dy fëmijët dërgohen në spital

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:16

“Zgjedhjet të jenë të barabarta”, Komisioni i...

3:04

“Dhunë e egër ndaj qytetarëve”, Berisha: Çdo...

2:56

Ndëshkim për zhurmat në bregdet, Lamallari në...

2:49

Aksident në unazën e Patosit, gruaja dhe...

2:48

SPAK kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e...

2:46

Rreziku nga hepatitet virale, mjekët: Nëse nuk...

2:36

Trump: Bisedime të mira me Iranin, presidenti...

2:22

Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm të...

2:00

Punimet për Bypass-in e Tiranës, vepra përfundon...

1:59

“Një person zbriti nga makina, pastaj kërciti...

1:48

Vetëdorëzohet në polici i kërkuari nga SPAK,...

1:37

Japonia tronditet nga një tërmet i fuqishëm,...

1:29

EMRI/ Arrestohet në Lushnjë një 48-vjeçar i...

1:29

Nuk çlirohen pronat e Malltezit, Gjykata e...

12:48

Siguria në fokus të takimeve të Haxhiut...

12:42

Thriller në Francë, trupat e pajetë të...

12:26

Pas protestës për mungesën e ujit në...

11:56

Nafta mbi 200 lekë/litër, a do të...

11:53

E vranë dhe i hodhën trupin në...

11:46

EMRI/ Tentoi të rrëmbente vajzën nga Nepali,...

Më të klikuarat

  • Përgatituni për ndryshime të momentit të fundit! Horoskopi j...
  • EMRI/ I dënuar për vrasje, ndërron jetë 52-vjeçari në burgun...
  • “Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS: Shehaj n...
  • “Një person zbriti nga makina, pastaj kërciti armaR...
  • Ministrja Sala: Heqim kufizimin moshor për Check-Up, linjë k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.