E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Raporti për sulmet në Iran, shkarkohet kreu i inteligjencës në Pentagon

Sekretari i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Pete Hegseth ka shkarkuar nga detyra shefin e inteligjencës së Pentagonit,  gjeneral-lejtnant Jeffery Kruse, disa javë pas reagimit të ashpër nga Shtëpia e Bardhë ndaj raportit që nxori kjo agjenci për efektivitetin e sulmeve amerikane ndaj Iranit.

Sipas mediave amerikane gjeneral-lejtnant Jeffery Kruse nuk do të shërbejë më si kreu i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA), ndërkohë që u shkarkuan dhe dy komandantë të tjerë të lartë.

Kujtojmw qw nw muajin qershor presidenti, Donald Trump, kundërshtoi me forcë një raport të publikuar të DIA-s, i cili zbuloi se sulmet amerikane ndaj Iranit vetëm sa e kishin penguar programin e tij bërthamor me muaj. Shtëpia e Bardhë e deklaroi vlerësimin e agjencisë si krejtësisht të gabuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë