E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Raporti i Venecias/ Balla: Reforma në drejtësi nuk ka kthim pas

Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehu mirënjohjen e tij për raportin e Komisionit të Venecias për përplasjen mes mazhorancës dhe presidentit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Me anë të një shënimi në “Facebook”, Balla u shpreh i sigurt se reforma në drejtësi do të ecë përpara.

Reklamë

“Mirënjohje Komisionit të Venecias edhe për Opinionin e sapo-miratuar mbi “Emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese”! Procesi i vetting-ut dhe Reforma në Drejtësi në tërësi nuk kanë kthim pas????. Tashmë kemi zgjidhjet e duhura për çështjet e kërkuara në Opinion. Propozimet e nevojshme për ndryshimet ligjore të bazuara plotësisht në sugjerimet e vyera të Venezias do të përgatiten me kujdes dhe pa humbur shumë kohë.????????????????????”

Ndërsa për opozitën, Venecia i dha të drejtë presidentit Ilir Meta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë