Prej mbrëmjes së djeshme reshje të dendura shiu vërshuan në zona të ndryshme të vendit tonë.

Ministria e Infrastruktuës dhe Energjisë, nisur nga parashikimet e motit, të cilat raportonin për një përkeqësim të situatës përgjatë fundjavës, veçanërisht ditës së shtunë, ka vendosur në gatishmëri maksimale të gjitha institucionet dhe agjencitë e varësisë, për t’ju përgjigjur në kohë çdo problematike që mund të shkaktonte moti i keq.

Falë masave të marra dhe ndërhyrjeve brenda një kohe të shkurtër nuk janë raportuar problematika të rënda.

 

ARRSH

RAJONI VERIOR
Janë evidentuar disa problematika në Rajonin Verior ku reshjet e shiut ka qenë me intensitet shumë të lartë. Në sajë të ndëryrjes në kohë të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.

• I vetmi aks rrugor që pati një bllokim për qarkullimin e mjeteve të rënda është ai Bajram Curri – Kam, ndërkohë që tani në këtë aks vijon normalisht qarkullimi për mjetet e vogla, vetura dhe furgona.

• Edhe në segmentin Qafë Mali-Fierzë po vijon puna me 3 fadroma dhe një eskavator për përmirësimin e situatës.

• Në qarkun Kukës, në akset Kukës-Krumë, Kukës-Bushtricë, Kukës-Shishtavec ka probleme në rrëshqitjen e aluvioneve, por pa shkaktuar problem në qarkullimin e automjeteve.

• Po kështu edhe në zonë e Pukës ku në disa akse ka pasur rrëshqitje inertesh, por është ndërhyrë menjherë duke mos krijuar probleme në qarkullim.

• Në qarkun Shkodër dhe Lezhë raportohen probleme të vogla të cilat në sajë të punës së kontraktorëve, nuk kanë sjellë shqetësime për qarkullimin.

• Në segmentin Selcë-Qafë Bordolecit, në vendin e quajtur Gropa Selcës, ka rënie dherash e gurësh nga skarpata. Po punohet me mjete të rënda për pastrimin e karrexhatës.

• Në akset Ura Bunës – Muriqan dhe Ura Kirit – Mjedë ka pasur rënie inertesh në rrugë që janë pastruar në vazhdimësi në çdo moment.

• Në qarkun Dibër nuk raportohen probleme.

 

RAJONI QENDROR
Ka prezencë të reshjeve të shiut me intensitet të ulët në zonën Elbasan-Gramsh. Në aksin Elbasan – Qafë Thanë ka pasur vazhdimisht rënie materialesh në rrugë të cilat janë pastruar nga kontraktorët. Nuk ka problematika përsa i përket qarkullimit rrugor.

 

RAJONI JUGOR
Gjatë ditës në rajonin jugor ka pasur reshje të dobëta dhe lokale. Nuk ka pasur probleme në qarkullimin e automjeteve përgjatë akseve rrugore.

 

OST
Për shkak të kushteve atmosferike me erëra të fuqishme, janë rrëzuar dy shtylla betoni të linjës 220 kV, Fier-Rrashbull. Grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për riparimin e shtyllave. Furnizimi me energji elektrike për banorët ka vijuar pa ndërprerje.

 

OSHEE
Moti i keq dhe me reshje të dendura ka shkaktuar defekte në disa zona të vendit, kryesisht ato rurale dhe malore. Aktualisht janë 51 fidera jashtë pune. 94% e avarive janë shkaktuar në në zona rurale, malore:

• Zonat më të prekura janë Kuçova, Fieri, Lushnja dhe Elbasani.

• Grupet e punës në terren kanë ndërhyrë duke rikthyer energjinë në 40% të fiderave.

• Janë stabilizuar Tirana, Kruja, Lezha, Gjirokastra, Vlora dhe Kukësi.

• Në 5 hidrovorë është rikthyer energjia pas punës në terren: Seman, Karavasta, Bellaj (Kabajë), Ças dhe Vilurë (Velipojë).

• Të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë furnizohen normalisht me energji elektrike.

• Riparuar linja e tensionit të lartë 35kV Belsh-Peqin.

• Po punohet për linjat 35kV Patos dhe Përparim dhe linja në Libofsh-Karavasta.

• Brigadat e OSSH-së në të gjithë vendin po punojnë me intesitet të lartë për riparimin e defekteve, pavarësisht vështirësive të motit dhe terrenit.

 

AKUM
Rreth orës 09:00 për shkak të shkarkimeve atmosferike është dëmtuar transformatori kryesor (tensioni 35/20kv) që furnizon me energji elektrike stacionin e ri të furnizimit me ujë për qytetin e Durrësit në Fushë Milot. Grupet e punës së OSHEE dhe të Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës ndodhen në terren për të zëvendësuar transformatorin e djegur dhe pritet që shumë shpejt situata të normalizohet. Ndërkohë janë kryer njoftimet përkatëse për ndryshimet e orareve të furnizimit me ujë që do të ketë në zonat që mbulohen nga ky stacion pompimi.

 

PORTI I DURRËSIT
Në Portin e Durrësit nuk ka pasur problematika. Të gjitha Terminalet kanë vijuar punën normalisht. Ka pasur vonesa të vogla në perpunimin doganor si pasojë e luhatjeve të energjisë për shkak të avarive nga moti. Në mëngjes është pezulluar lundrimi për peshkatorët dhe skafet.

 

HEKURUDHA
Në kilometrin 94+500 perigoni Mjedë – Shkodër, ka pasur rrëshkitje të dheut mbushës të trasesë në gjatësi 5.5 metra në largësi 1 metër nga koka e traversës. Grupet e avarisë kanë shkuar menjeherë në vend dhe kanë nisur punën për riparimin e trasesë.

 

ALBCONTROLL
Si pasojë e motit ka pasur probleme me radarin e Porto Romanos. U ndoq menjëherë protokolli i parashikuar për raste të tilla dhe në sajë të ndërhyrjes së teknikës u bë e mundur riparimi në kohë rekord dhe tashmë radari është në operim normal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *