Një ditë pas publikimit të raportit të OSBE/ODHIR mbi zgjedhjet e 25 prillit, partitë politike në vend nuk e lexojnë në të njëjtën gjuhë. Partia Socialiste, përmes Sekretarit Organizativ, Arben Pellumbi, e ka cilësuar atë si raportin më pozitiv nga ODIHR.

 

“Është qartë vlerësimi më pozitiv i dhënë ndonjëherë për zgjedhjet në Shqipëri nga ODIHR. Merita e padiskutiueshme u takon qytetarëve shqiptarë që shprehen vendosmërinë e tyre për të ushtruar të drejtën e votës në ppërputhje me rregullat dhe standardet në fushatën e zgjedhjeve.”

 

Pëllumbi është ndalur dhe tek fenonimeni i shit-blerjes se votës, i evidentuar në këtë raport, por edhe në këtë rast me qasje tjetër nga opozita.

 

“Raporti i referohet dhe fenomenit të vjetër të shitblerjes së votës duke evidentuar se kishte pretendime për blerje votash dhe se në këto zgjedhje, në dallim nga zgjedhjet e mëparshme, hetimet filluan zyrtarisht në shumë raste. Këto pretendime nuk u kufizuan në vetën një subjekt politik. Raporti evidenton se 30 çështje janë në proces dhe rreth 50 parregullësi të tjera u iniciuan mbi zgjedhjet e 25 prillit.”

 

Në fund, Patia Socialiste shprehet e angazhuar për përmbushjen e rekomandimeve të ODIHR, duke nisur që nga depolitizimi i komisioneve zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *