E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Raporti i OSBE për zgjedhjet/ Ekspertja Meta: Partitë politike të lexojnë mesazhin

Ekspertja për Çështjet Zgjedhore, Gerta Meta, e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj ka analizuar raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.

Ajo u shpreh më e rëndësishme se çfarë shkruhet, është leximi që do t’i bëjnë palët politike këtij raporti.

Reklamë

Sipas saj raporti bën të qartë që qeveria duhet të ngrijë që ditën që dekrkletohet data e zgjedhjeve, në mënyrë që të mos përdoret shteti.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Si e pe këtë raport?

Meta: Ne kemi gjithë këtë periudhë që presim raportin, por nuk është që i ekzagjeruar vonesa, duke parë se edhe rezultati përfundimtar i zgjedhjeve nga KQZ ishte i vonuar, pasi u prit gjithë hierarkia. Edhe këta 1 muaj me vonesë janë. Çfarë mesazhi duhet të kuptojnë palët politike? Unë jam dakord me atë që u tha se ne si aktorë nuk jemi të surprizuar, pasi retorika është e njëjtë, kemi të njëjtat problematika. Ajo që vlen të përmendet është se çfarë do ndryshojë në vijim. Po të mbetemi nga artikulimet e para të partive politike, ku më aktive ka qenë opozita, ideja është që mos mbetemi në suazën që “ne na lavdëroi” dhe pjesa tjetër të thotë “ishte zi”. Publiku nuk ka nevojë për këtë kompeticion. E rëndësishme është që vetëm të marrë stekën e bilancit ODIHR dhe t’i godasë këta që flasin. Ata prononcohen në gjëra që i shikojnë realisht. Unë nuk mund të them që më tha PD apo PS dhe e them edhe unë si vëzhgues. Teksa shikon që thonë se pati shqetësime edhe… pasi kanë folur me të gjitha palët. Ajo që vjen të përmendet është që kemi gjithë këto zgjedhje që themi administrata, patronazhimi, impresionimi i votuesve. Si askund tjetër ODIHR ka thënë që nuk ja vlen që 4 muaj para zgjedhjeve qeveria të futet në shina. Në këtë raport thuhet që raportet të ngrijnë qëkur dekretohet data e zgjedhjeve. Unë s’e di si do ta përtypë qeveria aktuale.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë