E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Raporti i ODIHR për zgjedhjet, Bylykbashi: I vuri vulën, kthim 35 vite pas

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashki e ka cilësuar raportin e OSBE për zgjedhjet si kthim 35 vite pas për Shqipërinë.

Në postimin e tij në Facebook, Bylykbashi thekson se në raportin e OSBE-ODIHR theksohet qartë se në 11 maj nuk ka patur zgjedhje as të lira dhe as të ndershme.

Reklamë

Sipas tij është e qartë se zgjedhjet ishin plotësisht nënkontrollin e partisë-shtet.

Postimi i Bylykbashit:

ODIHR vë vulën: Kthim pas 35 vite

1990, sapo ra Komunizmi, OSBE caktoi standartin bazë për zgjedhje të lira dhe të drejta:

– Shteti duhet te ndahet nga partia në pushtet.

– Zgjedhjet duhet të jenë të lira.

– Garuesit duhet të kenë barazi në garë.

2025, OSBE/ODIHR damkos zgjedhjet në Shqipëri:

– U zhduk kufiri ndarës mes shtetit dhe partisë në pushtet.

– Fusha e lojës ishte e pabarabartë.

– Partia Socialiste përfitoi nga qenia në pushtet për të fituar avantazh në zgjedhje.

– U ushtrua presion mbi zgjedhësit.

Pra më 11 maj, sipas ODIHR zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të drejta. Sepse nuk mund të ketë garë të drejtë e të barabartë kur në zgjedhje kundërshtar është shteti. Aq më pak kur partia shtet është në koalicion zgjedhor me kartelet e kokainës dhe heroinës.

35 vite pas Dokumentit të Kopenhagenit që vuri standartet për zgjedhje demokratike, Edi Rama dhe trashëgimtarët e Partisë së Punës rikthyen partinë shtet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë