Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka cilësuar pozitive përfundimet finale të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

 

Përmes një reagimi në “Twitter”, Celibashi shkruan se KQZ i kërkon qeverisë dhe opozitës të adresojnë vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti në mënyrë të plotë dhe të shpejtë.

 

“Vlerësimet shumë pozitive në lidhje me administrimin e procesit zgjedhor nga KQZ në raportin përfundimtar të OSBE / ODIHR janë nxitje për përmirësim të mëtejshëm. KQZ i kërkon qeverisë dhe opozitës të adresojnë vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti në mënyrë të plotë dhe të shpejtë. Shqyrtimi i ekspertizës dhe gjetjeve të KQZ -së mbi ndryshimet e mundshme ligjore është i dobishëm për procesin e reformave të rekomanduar nga OSBE/ODIHR”, shkruan Celibashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *