Raporti i KE/ Ambasadorja Kim: Shpresojmë që BE të thotë “PO” për Shqipërinë

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim shpreson që Bashkimi Evropian t’i japë dritë jeshile Shqipërisë për hapjen e negociatave. Sipas kryediplomatës, reformat që kërkohen për integrimin do e bëjnë Shqipërinë një vend më të fortë.
“Procesi i pranimit në BE – dhe reformat që kërkohen – do ta bëjnë Shqipërinë më të fortë. Shpresojmë që BE të thotë PO për Shqipërinë”, shkruan Kim.
Krahas komentit të saj, Kim ka shpërndarë në “twitter” mesazhin e shefit të Komisionerit të Zgjerimit, Oliver Varhelyi.
“Komisioni Evropian i qëndron fort rekomandimit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe shpresoj që Shtetet Anëtare të marrin një vendim pozitiv në javët e ardhshme”, shkruan ai.




