Subscribe

Zona e Patos Marinzes nuk mban vetëm naftë por dhe sëmundje.  Në këtë vend ku  numri i pusëve është po aq sa i  banorëve, 2000, njerëzit janë në rrezik të vazhdueshëm mes jetës dhe vdekjes.

 

Ky është konstatimi i ekspertëve të shëndetit publik, nga  gjetjet tronditëse te studimit të kryer  në këtë zonë në 2015, pas shpërthimit të një prej puseve.

 

Për herë të parë ata bëjnë publike se në popullsinë e Marinzës, janë gjetur  lindje me keqformime, rritje te sëmundshmërisë  mes tyre kanceri, astma dhe një sërë problemesh të tjera.

 

Më trondiëse janë  rezultatet e analizave të kryera tek banoret e zones mes tyre  gra dhe fëmijë. Doktoreshe Elida Mataj thotë se sasia e fenolit në gjak, një element hidrokarburi, ishte në nivele alarmante.

 

Specialistet tregojnë se  90% e popullatës në Marinzë  kanë probleme me rrugët e frymëmarrjes, preken vazhdimisht nga ftohja, gripi dhe kanë lotime të syve.

 

Nga studimet e kryera rezultoi se në atmosferë shkarkohet një sasi e kosiderueshme gazi sulfurik, specialsitete nuk përjashtojne kontamimin e tokës, produkteve bujqësore dhe ujit, ndërkohe që një pjesë e banorëve të Marinzës  gatuajnë dhe konsumojnë ujin e puseve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *