Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha për keqmenaxhim të situatës në kushtet e krizës energjetike.

 

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë deklaroi se kriza nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por të gjithë shtetet nga Kosova deri në SHBA dhe të gjitha shtresat.

 

Basha hodhi akuza se Shqipëria ka marrë 200 milionë euro borxh për të përballuar shpenzimet e OSHEE sa i takon rritjes së energjisë. Mirëpo, kjo akuzë është mohuar nga Rama, i cili tha se nuk bëhet fjalë për një borxh, por për një instrument si garanci sovrane për të mbrojtur shqiptarët nga rritja e çmimit të energjisë.

 

“Pas një periudhe kontraktimi me 4% në vitin 2020 e cila ishte shumë më pak se parashikimi fillestar, ekonomia po rritet fuqishëm me rritje të parashikuar 7.8 % për 2020-ën, nxitur nga mbështetja e vazhdueshme e politikave fiskale nga rindërtimit. Kjo është FMN. Shqip dhe anglisht. Më tutje përsëritet prapë, se është e njëjta gjë që bën, përsëri të njëjtën gjë që kur ke hyrë kryetar i opozitës. Përsërit dhe përsërit si përsëritës, duke iu thënë shqiptarëve se kemi marrë 200 mln borxhe, ndërkohë që para një jave iu the se u rrit çmimi i energjisë. E the dhe sot; “ka dalë tellalli të lajmërojë një krizë që nuk ekziston”. Sot nuk përmende se çmimet janë rritur vetëm në Shqipëri, se çmimet janë rritur kudo. Në Kosovë, Maqedoni, deri në Amerikë, çmimet janë rritur. Gjithë bota flet për një krizë, që është globale, dhe jo lokale. E të mëdhenjve dhe të vegjëlve. Është detyra ime t’ju flas hapur njerëzve dhe sidomos kur i gjithë vendi do përballet me një krizë të kësaj natyre. Çmimi për konsumatorët familjarë dhe as për të tjerët hë për hë nuk u rrit. Ça do të thotë kjo? Se nuk ka krizë?! Ka krizë dhe madje ka një krizë të atillë dhe këtu jemi do e shohim në ditët në vijim që jo vetëm çmimi i energjisë është rritur, po problemi me të cilin po përballen vendet është mungesa e ofertës përballë kërkesës. Mund të paguash edhe më shumë, por s’mund ta gjesh.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *