E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Raporti CIA: Shqipëria burim kryesor për kanabisin

Agjencia e Inteligjencës Amerikane ka publikuar një raport për Ballkanin, ku Shqipëria vijon të jetë një burim kryesor për prodhimin e kanabisit si dhe një pikë aktive për tranzitin e drogave nga Azia Jugperëndimore.

 

Ndër të tjera në raportin e CIA-as thuhet se ka organizata aktive shqiptare të narkotrafikut të shpërndara në Europë. Për CIA-n, vendi është i dobët karshi pastrimit të parave që lidhet këto aktivitete kriminale.

 

Reklamë

“Në prezantimin e shqipërisë në faqen e CIA-s thuhet; Pikë aktive për tranzitin e drogave nga Azia Jugperëndimore.

Rrugë ballkanike për tranzitin e hashashit dhe kanabisit dhe pjesërisht kokainës nga Amerika e Jugut e destinuar për Europën Perëndimore.

Burim kryesor për prodhimin e kanabisit

Organizata aktive shqiptare të narkotrafikut të shpërndara në Europë.

Vulnerabël për pastrimin e parave që lidhet me trafikimin rajonal të narkotikëve, armëve, kontrabandës dhe qenieve njerëzore”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë