E mërkurë, 23 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Ramadani dhe Leçe ndalin Juventusin, David shpërdoron penalltinë

Leçe e Ramadanit ka ndalur në barazim 1-1 Juventusin në Torino, një ndeshje e cila ishte zhgënjim për bardhezinjtë.

Skuadra e Luçiano Spaletit zhgënjeu sërish, jo vetëm në lojë, por edhe në rastin më ët artë ëpr të fiuar ndeshjen, David shpërdoiroi nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Miqtë arritën të realizonin të parët me Banda në minutën 47 të pjesë së parë. Në startin e pjesës së dytë, trajneri Spaleti hodhi në fushë Edon Zhegrovën, ndërkohë që në minutën e 50-të, bardhezinjtë vendosën baraspeshën me Mekenin.

Në minutën e 66-të, David kishte shansin e artë për të përmbysur takimin, teksa shpërdoroi një 11-metërsh që u ndal nga portieri Falkone.

Për sa i përket Ylber Ramadanit, mesfushori i Kombëtares shqiptare, rezultoi futbollisti që përshkroi më shumë kilometra nga të gjithë, duke u shndërruar në një maratonomak të vërtetë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë