Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e re hyn...

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri del jashtë...

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit: Fundi i...

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja...

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha: Diaspora të...

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e pandalshme në...

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt BE-së, por...

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në tokën që...

Basha “mëson” Ramën: Mbyll fasoneritë, call center e fabrika për 4 javë, jep pagat minimale

27 Mars 21:04

Kreu i PD, Lulzim Basha nëpërmjet një dalje për mediat kërkoi nga qeveria që të mbyllë menjëhere  për të paktën 4 javë të gjitha fasonerite, call center dhe fabrikat me shumë punonjës në ambjente të mbyllura. Nisur nga shtimi I rasteve të të prekurve, tha Basha, 70 mijë punonjës fasonë janë burim potencial i përhapjes së shpejtë të virusit.

 

Shtimi i rasteve me COVID 19 e bën të detyrueshme marrjen e menjehershme të masave për mbylljen e call centers, fasonëve dhe fabrikave të tjera, që kanë një numër të madh punonjësish në sipërfaqe të vogla dhe të mbylura.Në sektorin fason punojnë sipas shoqatës së fasonëve 70 mijë persona. 90% e tyre janë vajza dhe gra, shpesh dhe kryefamiljare dhe shumica e tyre paguhen me pagë minimale.

 

Basha shtoi se është jo normale që të mbyllesh njerezit brenda dhe të lësh vetem një person për të bërë Pazar dhe në krahun tjetër le hapur ambjente me mbi 100 punëtor.

 

T’u thuash qytetarëve se do të dalë të bëjë pazaret vetëm një anëtar i familjes dhe në të njëjtën kohë të pranosh që mbi 100 persona të punojnë në ambjente të mbyllura, ky është një standard i dyfishtë, është me rrezikshmëri të lartë dhe mund të zhvlerësojë çdo sakrificë të kërkuar deri tani nga qytetarët.Nuk duhet lejuar asnjë ditë vonesë. Nuk duhet pranuar ta çojmë në kolaps sistemin tonë shëndetësor. Prandaj duhen marrë masa me efekt të menjëhershëm.Thirrja ime e përsëritur është të gjenden rrugët dhe mënyrat e përshtatshme për qeverinë dhe sipërmarrjen për t’i çaktivizuar këto bomba me sahat për të paktën 4 javët në vazhdim.

 

Lideri i opozitës propozoi edhe marrjen e disa masave konkrete nga qeveria për të mos cuar në kolaps edhe bizneset dhe ekonominë e vendit.

 

 

  1. Për të gjitha bizneset që janë të detyruar t’i lënë punonjësit në shtëpi dhe që janë në pamundësi pagese, Qeveria duhet të përballojë pagën minimale.

 

  1. Për të gjitha ato biznese që i lënë punonjësit në shtëpi dhe u paguajnë pagën, kjo kosto të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200% .

 

Kosto maksimale e kësaj mase është 15 milion euro në muaj. Por kostoja e mosveprimit, është e pallogaritshme në jetë dhe shëndet njerëzish. Kostoja financiare e mosveprimit është dhjetëra herë më e lartë për përballimin e pasojave shëndetësore të mosmbylljes së fasonerive, si dhe në efektin zinxhir që kjo do të ketë edhe për ekonominë edhe buxhetin.

 

Qeveria mund të eksplorojë edhe mënyra alternative mbështetje si:

 Shtyrje te pagesave të detyrimeve

Rishikimi i qerave shtetërore, i çmimit të energjisë, të karburanteve etj

Rimbursimi i menjëhershëm i TVSH etj

 

Në çdo rast, duhet që qeveria të gjejë gjuhën me biznesin për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Ajo që nuk pret, ajo që duhet bërë menjëherë është mbyllja e fasonerive, call centers dhe fabrikave te tjera, që janë burim potencial i përhapjes së shpejtë të COVID 19. Kjo duhet bërë duke garantuar pagën minimale për punonjësit, pa të cilën do të ishtë e pamundur të përballonin jetësën.Në kushtet e krizës që ka përfshirë me kohë këtë sektor duhen ndërmarrë masa të shpejta edhe që sipërmarrjet të mos shkojnë drejt falimentimit dhe të lënë mijëra vetë pa punë.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Basha Call Center fasoneri Mbyllje Pagese rama Rroga

Nga e njëjta kategori

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me thikë 26-vjeçari

më shumë...

Pas betejës me flakët, shuhet zjarri në grykëderdhjen e Semanit

më shumë...

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri del jashtë kontrollit, flakët alarmojnë fshatin Pezhvë

më shumë...

Mallakastër/ Vihet nën kontroll zjarri në fshatin Çërrilë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:02

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset...

10:57

Si e shkakton alkooli kancerin? Shkenca shpjegon...

10:47

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e...

10:14

Pas betejës me flakët, shuhet zjarri në...

10:11

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në...

9:39

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri...

9:19

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit:...

8:46

Mos e bëni këtë gabim në kuzhinë!...

8:00

Mallakastër/ Vihet nën kontroll zjarri në fshatin...

7:49

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

7:42

Presidenti Donald Trump befason me look-un e...

7:20

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha:...

7:09

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e...

6:52

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt...

6:47

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në...

6:39

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me...

6:37

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht,...

6:13

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj...

6:03

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale...

5:40

“Lufta me Iranin mund të kthehet në...

Më të klikuarat

  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe ushqime në Greqi...
  • Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe në pasa...
  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.