E premte, 16 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Rama zjarrvënësi më i madh në historinë e kombit”, Berisha: Të dorëhiqet menjëherë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si përgjegjës për largimin e të rinjve nga Shqipëria dhe për humbjen e shpresës së qytetarëve. Duke folur në një konferencë për protestat që prej katër ditësh kanë përfshirë vendin, Berisha e akuzoi kreun e qeverisë për korrupsion, shkatërrimin e vendeve të punës dhe përzënien e shqiptarëve nga vendi, ndërsa e cilësoi atë si “zjarrvënësin më të madh në historinë e kombit”.

Berisha: U them shqiptarëve se zjarrvënësi më i madh i Shqipërisë në histori është Edi Rama. Se me flakët e zjarrit të tij, ai ka djegur ëndrrat e qindra mijëra të rinjve. Se me flakët e zjarrit të tij, ai ka djegur shpresën e një kombi të tërë në Shqipëri.

Reklamë

Se me flakët e zjarrit të tij, ai ka vjedhur së paku me narkoqeverinë e tij mbi 12 miliardë euro në tendera, prokurime dhe koncesione. Se me flakët e zjarrit të tij, ai ka shfarosur, ka zhdukur qindra mijëra vende pune dhe ka përzënë nga Shqipëria mbi 47 përqind të shqiptarëve në 10 vite.

Ata që bërtasin dhe duan të fajësojnë studentët për këtë apo atë akt, ata janë skllevër të Edi Ramës. Ata janë puthadorë të shpifur të tij, që paguhen nga taksat e vjedhura të shqiptarëve prej tij.

Reklamë

Në qoftë se flitet për zjarrvënie, zjarrvënësi më i madh në historinë e këtij kombi, që nga pushtimi otoman gjer sot, është Edi Rama.

Berisha kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, duke e quajtur atë diktator./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.