Subscribe

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalimin në Asamblenë Kombëtare të PS-së me një surprizë për deputetin Erion Braçe, që festonte 45-vjetorin e lindjes.

 

Rama e shfrytëzoi këtë moment për të dhënë mesazhin politik për opozitën se shtyrje të zgjedhjeve nuk ka, duke iu referuar një përballjeje të madhe, jo në politikë por në sport.

 

Pas qëndrimit se shtyrja e datës së zgjedhjeve nuk është opsion, Rama vijoi të thumbojë opozitën. Madje edhe nëse vendi mbetet pa opozitë, sipas Ramës, nuk ka asnjë problem për demokracinë.

 

Por përveç përballjes me opozitën, socialistët kanë edhe një tjetër raport të hapur në prag të zgjedhjeve. Analizën për marrëdhënien 4-vjeçare me aleatët e LSI-së, Rama preferoi t’ia lëre të tretëve.

 

Por, tha se i takon LSI-së të vendosë pozicionin e saj në 4 vitet e ardhshme.

 

Duke bërë një bilanc të qeverisjes, Rama u ndal në mënyrë të veçantë tek reforma në drejtësi.

 

Në Asamblenë Kombëtare, kryeministri Rama deklaroi se deri më 18 Qershor, duhet punuar çdo ditë për të marrë të gjitha votat e socialistëve, për të siguruar një mandat tjetër për të vijuar reformat e nisura.

 

Fjalen e plote te kryeministrit Edi Rama mund ta ndiqni ne videon e meposhtme:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *