Kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën elektorale pasditen e këasj të diele në Pogradec.

 

Duke u kërkuar banorëve të Pogradecit që të votojnë kandidatin e PS, Ilir Xhankollin, kreu I qeverisë akuzoi kryebashkiakun aktual se nuk ka propozuar asnjë projket për zhvillimin e qytetit.

 

 “Në 30 qershor, Shqipëria nuk kthehet kurrë më mbrapa. Kjo është një fushatë që në një aspekt është shumë e thjesht, aty ku kemi qeverisur për katër vjet nuk kemi nevojë të themi shumë fjalë, pasi janë punët që flasin vetë. Në qytet nuk jemi futur këtu, sepse ky derdimeni që keni këtu e ka mendjen për të bërë pallate dhe nuk ka sjell asnjë projekt që ne mund ta mbështesnim. Bashkia ka një sërë gjerash që duhet dhe do t’i bëjë vetë.”

 

Por Rama edhe nga Pogradeci nuk I kurseu sulmet në drejtim të opozitës. Ai tha se zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor dhe se këtë gjë nuk e ndryshon as topi as presidenti, të cilin kreu i qeverisë e quajti me epitetin “burri fallxhores”.

 

“Pse ne nuk lëshuam asnjë milimetër  për ta. Zgjedhjet do të bëhen me 30 qershor dhe këtë nuk e luan as topi dhe as burri i fallxhores. Ky është një film që e kemi parë, por kjo është një seri e re. kanë djegur mandatet dhe kanë marrë molotovët. I kanë hipur kalit mbrapsht, por Edi Ramën nuk e mundin dot me vota.”

 

Sipas kreut të qeverisë opozita po tenton që të bllokojë zgjedhjet me qëllim që të mos hapen negociata.

 

“Zgjedhjet ata i kanë si objektiv, sepse duan të marrin peng dhe po bëjnë çmos që negociatat të mos hapen.”

 

I ndalur tek përgjimet e BILD, kreu i qeverisë tha se ato kanë dalë nga PD.

 

“Sipas përgjimeve duhet të ishin provuar a kanë apo s’kanë lidhje në realitet provat.  Ne kurrë nuk e kemi shikuar drejtësinë si parti politike, për ne drejtësia duhet të jetë një dhe e barabartë për të gjithë. Hapen valixhet, nxjerrin përgjimet. Dhe duan të bëjnë këtë popull për budalla.  Duan ta bëjnë këtë vend zhele, sepse ata e dinë se çfarë vjen”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *