Video · Politikë
Rama “zbulon” kush drejton Komitetin Teknik të Ekspertëve për COVID-19
Në kundërpërgjigje të të gjitha pikëpyetje të ngritura nga opozita se kush qëndron në krye të Komitetit Teknik të Ekspertëve për koronavirusin, kryeministri Edi Rama zbuloi emrin.
Në një bashkëbisedim online me të gjithë anëtarët, Rama tregoi se kryetare është zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.
Reklamë
Ai e bëri këtë në momentin që e ftoi Rakacollin të bënte një përmbledhje të situatës.
“Doktoreshë Mira, meqë jeni edhe kryetare e Komitetit Teknik. Se na çmendën kush është kryetari, kush është kryetari. Në fakt e donin kryetar, por ne kemi vendosur një grua.”
Një nga emrat e opozitës që ka reaguar më shumë për këtë çështj ka qenë nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.
Më shumë video
Reklamë




