Dorëheqja e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka ngritur pikëpyetje mbi nismën “Ballkani i hapur”.  Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u takuan para mbledhjes se OKB për Klimën në Skoci, duke diskutuar zhvillimet e fundit në Shkup.

 

Kreu i shtetit serb, pas takimit deklaroi se janë shumë çështje që duhet të zgjidhen për të forcuar këtë nisme.

 

“Kam biseduar me Edi Ramën për “Ballkanin e Hapur”, pas dorëheqjes së Zaevit, nëse do të duhet të presim, të shohim se çfarë do të bëjmë dhe si do të veprojmë. Folëm se si ne mund ta forcojmë këtë nismë”, u shpreh Vuçiç.

 

Vuçiç u ndal edhe tek vendimi i Zaev, duke theksuar se humbja në zgjedhjet lokale nuk ishte faktori i vetëm që e çoi në këtë vendim, por edhe zhgënjimi i madh ndaj Bashkimit Evropian.

 

“Dorëheqja e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev  nuk ishte vetëm si pasojë e rezultateve në zgjedhjet lokale, por edhe për shkak të zhgënjimit të tij personal me bisedimet me BE-në, pasi u premtua hapja e tyre nëse nënshkruajnë Marrëveshjen e Prespës. Pyetja  tani është nëse Shqipëria do të kerkojë të ndahet me Maqedoninë e Veriut dhe nëse liderët evropianë do të pranojnë këtë ndarje. Ka shumë çështje dhe probleme të hapura.”

 

Presidenti serb bisedoi gjithashtu me Ramën edhe për situatën energjetike,  ku sipas tij për 7 ditë kanë humbur 26  milionë euro nga importi i energjisë elektrike.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *