Në mbyllje të fushatës elektorale të PS në Vlorë, kryeministri Edi Rama ftoi në skenë një vajzë me emrin Kiara, të cilën e kishte marrë në miting tetë vite më parë, ku i premtonte se do ta ndryshonte rrënjësisht Vlorën.

Gjatë fjalës së tij, ai u ndal edhe tek Sali Berisha dhe Ilir Meta, për të cilët tha se janë fantazmat e të shkuarës dhe se nuk duhet të rikthehen më .

Ndërsa, për kryedemokratin Lulzim Basha, Rama tha se është njësoj si ata, por i ardhur në një tjetër formë.

“Nga këtu dua t’i drejtohem të gjithë shqiptarëve se askush nuk duhet ta harrojë se ne nuk po vijmë nga pushimet dhe nga një periudhë të normale, por nga një luftë. Ne sot jemi duke u përballuar me karakterin tonë dhe sot Shqipëria e vogël aspak e pasur si shumë të tjerë është atje lartë në Champions Legaue qe vendeve që janë më përpara e vendeve për shporrjen e armikut të padukshëm  dhe më parën daljes nga tuneli i pandemisë. Duhet të lëmë pas edhe politikën e infektuar dhe kaq shumë energji të harxhuara për sherre dhe konflikte, Imagjinoni sa shumë kishim për të bërë nëse do kishim bërë më shumë për njëri tjetrin. Ata janë fantazmat e historisë shqiptare që shfaqen në momente të ndryshme. Nëse të tjetër Suden, Vehbiun, Rrapush Xhaferrin i harruan, Vlora jo vetëm i kujton, por nuk mundet t’i harrojë pasi ishte Vlora ajo që u përvëluar për t’i shporrua ata fantazma dhe sot Lulzim Basha është e njëjta gjë në një formë tjetër”, tha Rama.

Kreu i qeverisë iu kërkoi vlonjatëve 9 mandate, me qëllim për të vijuar më tej transformimin e qytetit.

“T’i japim fund me Saliun, Lulin, Monikën, e çdo paçavure që 30 vite na janë qepur mbrapa si fantazma të së shkuarës. A ju kujtohet si e lanë Vlorën edhe të majtët, edhe të djathtët. Të majtët thonin ‘ata i kemi në xhep’, të djathtët thonin ‘ata me ne nuk bëhen kurrë’ dhe të dyja palët ja kishin kthyer kurrizin këtij vendi, që i jep kuptim shqiptarisë. Nëse më 25 prill, më jepni mua dhe PS 9 mandate, ju them se në katër vitet e ardhshme do të bëj 12 herë më shumë për Vlorën, se ç’kemi bërë në këto dy mandate. Vlora e pas 4 viteve do jetë 12 herë më e mirë se kjo që është sot. Kur them Vlora, unë them Shqipëria”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *