Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Komisionin e Posaçëm të Antikorrupsionit. Nga tryeza e diskutimit, Rama i cilësoi punimet e tij shumë të rëndësishëm për antarësimin në Bashkimin Europian.
“Është dhe një proces i pashmangshëm teknik që nuk mund të përballohet me burimet e brendshme të qeverisë. Sepse ekspertët u angazhuan u bënë edhe target i gjithfarëlloj akuzave dhe insinuatave dhe goditjeve nëpër këto kanalet dhe rrjetet e ndryshme thashethemnajës publike që në këndvështrimin gabimisht quhet liri e fjalës. Thënë të gjitha këto dua të nënvizoj 3 gjëra: e para, lidhur me këtë proces. Ky komision është sot në kushtet që flasim një instrument i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm për suksesin tonë për në BE. Nuk shkojmë si qeveri e Shqipërisë por si një front institucionesh”, tha Rama.
Sipas kreut të qeverisë, komisioni është një pikë referimi për të gjitha institucionet e tjera.
“Në momentin që komisioni do të jetë permanent në kuvend dhe pikë referimi për institucionet dhe për të treja pushtetet, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Ky komision është instrument i pazëvendësueshëm për procesin e anëtarësimit dhe negociatave, sepse atje shkojmë si front institucionesh që përfaqesojmë 3 pushtetet, deklaroi kryeministri.
Duke u ndaluar te çështja e pronave, Rama tha se teknologjia po i jep një avantazh të madh këtij proçesi duke fituar edhe më shumë kohë.
Në rend të ditës të punimeve në Komision ishte tryeza e nëntë publike me temë: “Garantimi i së drejtës së pronës dhe lufta kundër korrupsionit në sektorin e pronave./vizionplus.tv





