E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama viziton spitalin COVID 4: Nëse gjendja përkeqësohet, ne jemi të përgatitur

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu inauguruan këtë të martë spitalin COVID 4.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se rreziku për një valë të dytë të pandemisë është i lartë, por theksoi se vendi është i përgatitur për përballimin e një tjetër rreziku.

Reklamë

Pavarësisht, rënies së numrit të rastve me COVID dhe planit të masat lehëtësusë kundër COVID, Rama iu bëri thirrje qytetarëve që të tregojën kujdes dhe të jenë të ndërgjegjshëm.

“Nëse njerëzit nuk do të jenë vetë ata të ndërgjegjshëm që nuk duhet të sillen si normalisht, mund të ndodhi që numrat jo vetëm të rriten por të shoqërohen edhe me ato që nuk e patëm herën e parë. Ky spital është përgjigjja e duhur për të qenë gati në mënyrë që kur të vijë prapë, po ne do të përgjigjemi. Unë shoh se ça bëjnë të tjerët. Ne kemi një kufi komplet fluid me Malin e Zi e Kosovën dhe të tjerët nuk janë hapur akoma dhe sherri ka filluar në BER për Italinë e Spanjën, t’i lemë mos t’i lemë. Për turizmin nuk di njeri, kam folur dhe nuk të thotë njeri, kështu që ne e hapëm, është i domosdoshëm për ekonomin e psikologjinë, por edhe shuëm i rrezikshëm. Mund të ndodhë që gjërat të përkeqësohen papritur, mund të ndodhi vala tjetër, por ne do të jemi gati.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë