22 prodhues të verës nga Shqipëria, ekspozuan prodhimet e tyre në Panairin Ndërkombëtar të Verës “Wine Vision by Open Balkan”, që po mbahet në Beograd, në datat 1-4 shtator.

 

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, si dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, vizituan panairin në ditën e parë.

 

Rama teksa publikoi pamje nga vizita në panair, vlerësoi markat shqiptare të prodhimit të verës.

 

“Aty ku markat shqiptare të prodhimit të verës prezantohen në një hapësirë rajonale të tregut konkurrues”, u shpreh Rama.

 

Sipas tij, e bukura e kësaj bote është se ka shumë shije të ndryshme.

 

Përfaqësues të kantinave të verës në vendin tonë e shohin panairin një mundësi të mirë për partnerë e tregje të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *