Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka dale para medias për te bere te qarte kufirin e negociatave me opozitën ne lidhje me reformën ne drejtësi. Per liderin e mazhorances ka nje çeshtje, e cila nuk mund te preket dhe ky është vetingu, procesi i kontrollit te gjyqtareve e prokuroreve.

Dua të jem shumë i qartë, edhe pse në politikë kurrë nuk thuhet kurrë; Unë nuk do ta votoj kurrë Reformën në Drejtësi, nëse preket kjo pikë. O do të bëjmë Reformë në Drejtësi, o kurrë mos u bëftë reforma!

Përballë kërkesës se demokrateve qe formula e vendeve te rezervuara te aplikohet ne 4 institucione; këshillin e larte gjyqësor, këshillin e larte te prokurorisë dhe dy institucionet e vetingut; komisioni i posaçem i kualifikimit dhe kolegji i apelimit, lideri i mazhorances Rama ka vendosur “vijën e kuqe” duke theksuar se vetingu, nuk mund te preket per asnjë çmim.

Individët që do të zgjidhen të shërbejnë në këto dy instanca jetike për reformën, – pa këto të dyja, reforma nuk i duhet askujt, – do të marrin paraprakisht një miratim nga Avokati i Popullit, por së bashku me një grup ndërkombëtar monitorimi. Pastaj, një listë e atyre që e kanë kaluar këtë filtër do të vijnë në Kuvend, ku do të votohet për ata që do të zgjidhen në këto instanca me shumicë të cilësuar, për të shërbyer procesin e vetingut, pra, për të kryer radiografinë etiko-profesionale të çdo gjykatësi dhe prokurori. Këto institucione janë matanë vijës së kuqe. Shumica e cilësuar në këtë rast është vija e kuqe, që ne nuk do ta kapërcejmë dhe nuk ka asnjë lloj mundësie, për të bërë asnjë lloj kompromisi me Partinë Demokratike.

Nderkohe per 2 institucionet e tjera: keshillin gjyqesor dhe ate te prokurorise, kryeministri Rama, ka shpehur gadishmerine per te negociuar nje formule pertej vendeve te rezervuara dhe pertej miratimit me 94 vota.

E kam thënë, e kam përsëritur dhe po e rinënvizoj, ne jemi gati të lëvizim edhe nga 2/3-tat, sepse ishte një pozicion ekstrem kompromisi. Partia Demokratike duhet të lëvizë nga vendet e rezervuara dhe zgjidhje ka.

Rama ka sqaruar se shumica është e hapur per negociata deri ne momentin e fundit.

Nëse opozita do të na detyrojë ta votojmë të vetëm draftin, kur të vijë momenti i votimit, ne do ta bëjmë këtë pa asnjë lëkundje, por gjithsesi nuk do ta votojmë në mënyrë të njëanshme nenin e shumicës së cilësuar, që është shqetësimi i opozitës dhe që për ne lidhet vetëm me dy institucione. Do të tentojmë të gjejmë një zgjidhje shumë të arsyeshme.

Dalja para mediave e liderit te mazhorances Rama per reformën ne drejtësi dhe negociatat me opozitën, erdhi pas nje takimi me 2 ambasadoret, atë amerikan Donald Lu dhe ate te BE Romana Vlahutin, te cilet janë lobuesit me te forte te kësaj reforme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *