Subscribe

Kryeministri Edi Rama, paralajmëroi se nëse procesi për ngritjen e organeve që do të bëjnë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, nuk mbyllet brenda këtij muaji, marrëveshja politike me opozitën do prishet.

 

Deklarata u bë një ditë pasi Komisioni parlamentar për organeve të vettingut, nisi punën.

 

Në një takim me banorë të Kasharit, Rama vlerësoi paktin politik me opozitën, çka sipas tij, ishte një e mirë për demokracinë. Por nuk hezitoi të sulmonte PD-në, e cila sipas tij vazhdon të jetë në duart e Sali Berishës.

 

Rama kërkoi votën për partinë që drejton, në mënyrë që ajo pas 25 Qershorit të ketë e vetme të paktën 71 mandate për deputetë, për të vijuar reformat për zhvillimin e ekonomisë së vendit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *