Subscribe

Kryeministri Edi Rama nga Rrësheni në një takim me qytetarët ka komentuar për herë të parë vendimin e gjykatës për Dritan Dajtit vendimin për heqjen e dënimit të përjetshëm, duke e dënuar me 25 vjet.

 

Nuk ka të bëjë me ligjin por me njerëz të ligj dhe të korruptuar të cilët nuk janë vetëm ata por janë plot, që duke parë se i ka ardhë fundi sistemi të drejtësisë dhe i bien me top. Këta jo vetëm i ranë me top por kryen një akt kriminal sepse praktikisht i rivranë. Ne nuk do i ndahemi kësaj cështjeje dhe shpresojmë se këtë vendim do arrijmë ta zhbëjmë.

Kryeministri ka reaguar edhe ndaj akuzave të opozitës, e cila ka fajësuar Edi Ramen për uljen e dënimit për Dritan Dajtin.

 

Drejtësinë e drejtë e ka penguar gjyqtarë si këta dhe politikanë si ai zorzopi që vrasësin e bënë mikun tim, ndërkohë në raportet e ambasadës amerikane thuhet se ishte i lidhur me njeriun më të afërt të këtij zorzopit, Saliut.


Nga ana tjetër lideri i mazhorancës, Rrama ka ironizuar turin e rivalit politik Basha, duke e thjeshtuar ne një përpjekje të PD-së për tu bërë pjesë e qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *