E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Vendi po bën hapa përpara në luftën ndaj krimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi po bën hapa përpara në luftën ndaj krimit dhe se po shkon më afër familjes europiane.

 

Në konferencën e përbashëkët për mediat me komisionerin e BE, Dimitris Avramopoulos, Rama tha se misioni i FRONTEX do të rrisë akoma më shumë sigurinë në vend.

 

Reklamë

Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria po tregon që është një partnere e besueshme e BE dhe se 93% e shqiptarëve e mbështesin këtë gjë.

 

“Shqipëria është një partnere e besueshme e BE. Vendi ynë është shumë pranë BE shpirtërisht, pasi 93 për qind e shqiptarëve e duan Bashkimin Europian, por jo vetëm. Vendi ynë po bën hapa të rëndësishëm në luftën ndaj krimit dhe kjo ‘luftë’ ndaj krimit e çon Shqipërinë më pranë familjes europiane”

Vazhdo të lexosh

Reklamë