Shqipëria ndodhet në udhëkryq dhe kërkon një drejtësi të re. Këto komente kryeministri i ka bërë gjatë një aktiviteti në Gjirokastër për “Ditën e Europës” ku ishte e pranishme dhe ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vllahutin.

 

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha se në Shqipëri janë ngritur herë pas here barrikada por megjithatë ato nuk mjaftojnë për të pengura të ardhmen europiane të vendit.

 

Rama tha se shpreson që udhëkryqi ku ndodhet vendi të tejkalohet me njerzillëk dhe vullnet për një drejtësi të re. Sipas Rames shqiptaret me 18 qershor do te zgjedhin rrugen drejt Europes.

 

Kreu i qeverisë është ndalur dhe në zgjedhjet presidenciale në Francë për të cilët deklaroi se shpreson që rezultati të jetë në mbeshtetje të projektit europian.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *