Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra ndaj të gjithë atyre që kanë kundërshtuar ndërtimin e velierës në Durrës. Duke i konsideruar si sharlatanë të nxitura nga një maskaradë politike, shefi i qeverisë tha se Veliera do të jetë një ndër atraksionet kryesore turistike.

 

Duke iu rikthyer të dhënave të INSTAT për uljen rekord të papunësisë, Rama theksoi se ekonomia shqiptare po ringrihet.

 

Në prezantimin e projekteve për Qarkun Durrës, Rama dha garanci për ndërtimin e terminalit të kroçerave, nisur nga interesimi dhe fluksi i madh i turistëve nga jashtë.

 

Durrësi sipas kryeministrit do të përfitojë nga investime të rëndësishme në ujësjellës, infrastrukturë, shëndetësi dhe sistemin arsimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *