E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Vaksinimin do ta shtrijmë në Vlorë e Shkodër, gati procesi edhe për të moshuarit

Me mbërritjen e 7.020 dozave të vaksinës Pfizer, kryeministri Edi Rama deklaroi se vaksinimi do të shtrihet edhe në Shkodër e Vlorë.

 

Rama u shpreh para gazetarëve se pas bluzave të bardha, është gati të nisë procesi i vaksinimit edhe për të moshuarit.

 

“Me ardhjen e këtyre dozave sot dhe me pasjen e një qartësie për ato 40 mijë doza që janë konfirmuar, ne do fillojmë shtrirjen e vaksinimit gjatë kësaj jave në Vlorë dhe në Shkodër, dhe po ashtu hap pas hapi, në varësi nga kalendari i ministres, edhe në Elbasan, Fier. Paralelisht me vaksinimin e mjekëve dhe bluzave të bardha, do të bëjmë edhe fillimin e vaksinimit të më të moshuarve.Në javët e ardhshme, paralelisht me vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve, do të fillojmë edhe me vaksinimin e më të moshuarve. Do të fillojmë me shtëpitë e më të moshuarve.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë