E martë, 10 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 25 minuta më parë
Video · Politikë

Rama: Vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme

Në urimin e tij për shqiptarët për Vitin e Ri, kryeministri Edi Rama e ndali theksin edhe tek vaksina kundër COVID-19. Ai tha se ditët e para të 2021 do të sjellin vaksinat e para dhe pritet të nisë injektimi i tyre tek grupet më të riskuara. Kryeministri nënvizoi se vaksina do të jetë falas dhe nuk do të bëhet me detyrim.

 

“Lufta vazhdon edhe me armikun e padukshëm, tanimë për të siguruar vaksinën dhe për ta nisur vaksinimin menjëherë fillim-vitin e ardhshëm. Si kudo në botë, do të nisë me grupet e rrezikuara, bluzat e bardha, mësuesit, efektivët e policisë dhe moshat e thyera. Vaksina do të jetë falas dhe jo e detyruehsme.”

 

Gjithashtu, ai risolli në vëmendje se gjatë 2021 e në vijim paga minimale do të jetë 300 mijë lekë të vjetër, biznesi i vogël do të paguajë zero taksë mbi tatim-fitimin si edhe pagat e mjekëve, infermierëve e mësuesve do të pësojnë rritje.

Më shumë video

Reklamë