E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama uron Kryepeshkopin e ri: Kënaqësi e jashtëzakonshme, u zgjodh një shqiptar

Ditën e djeshme u zgjodh kryepeshkopi i ri i Shqipërisë Joan Pelushi.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në rrjetin social dhe uron Kryepeshkopin Joan që Zoti ta mbrojë dhe ta udhëzojë në misionin e tij të udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë.

“MIRËMËNGJES ????
dhe me kënaqësinë e jashtëzakonshme të zgjedhjes së një shqiptari ndër më të mirët në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si edhe me urimin e posaçëm për Hirësinë e Tij, Kryepeshkopin Joan Pelushi, që Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë gjithnjë në misionin e Tij të udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë????”
, shkruan Rama.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë