E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama uron komunitetin hebre për festën e “Rosh Hashanah”: Uroj që paqja të mbizotërojë mbi terrorin dhe egërsisë

Kryeministri Edi Rama ka uruar komunitetin hebre për festën e “Rosh Hashanah”, i njohur ndryshe si Viti i Ri hebre.

Kryesocialisti shkruan se shpreson që ky vit i ri të kthejë pengjet e luftës pranë të dashurve të tyre.

Reklamë

Po ashtu, ai uron që paqja të mbizotërojë mbi terrorin dhe egërsisë, në një kohë ku Izraeli është i përfshirë në luftë.

“Duke i uruar komunitetit tonë hebre dhe të gjithë atyre që festojnë Rosh Hashanah një Vit të Ri të qetë dhe të ëmbël. Qoftë ky vit i ri me kthimin e të gjithë pengjeve tek më të dashurit e tyre. Paqja dhe njerëzimi mbizotërofshin mbi terrorin dhe egërsinë”, shkruan Rama.

“Rosh Hashanah” është një kremtim dhe festë dyditore që fillon në ditën e parë të Tishreit, që është muaji i shtatë i vitit kishta . Në ndryshim nga viti i ri hënor kishtar në ditën e parë të muajit të parë Nisan, muaji i Pashkës së pranverës që shënon eksodin e Izraelit nga Egjipti, Rosh Hashanah shënon fillimin e vitit civil, sipas mësimeve të judaizmit, dhe është tradicional. përvjetorin e krijimit të Adamit dhe Evës, burrit dhe gruas së parë sipas Biblës Hebraike , si dhe fillimit të rolit të njerëzimit në botën e Zotit. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë