Kryeministri Edi Rama në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka zgjedhur që të urojë përmes një risie në përkrahjen kundrejt tyre. Rama shkruan se nënat e papuna me tre apo më shumë fëmijë do të kenë sigurime shoqërore dhe shëndetësore të paguara nga shteti.

 

Kreyministri Rama shton se ky vendim erdhi pas miratimit qytetar në Këshillimin Kombëtar.

 

“Gëzuar “8 Marsin” me risinë që këtë vit e në vijim nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë, sigurimet shoqërore e shëndetësore u paguhen nga shteti pas Këshillimit Kombëtar, ku shumica dhanë pëlqimin e tyre për këtë risi”, shkruan Rama.

 

Përmes Këshillimit Kombëtar shqiptarët gjithashtu janë shprehur pro ndihmesës së nënave me fëmijë të mitur që të mund të përfitojnë mbrojtje sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *