Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 September 2026
Vizion fokus

11-shja e javës në Superiore, surpriza dhe emra të...

Medon Berisha i jep një lajm të mire Kombëtares...

Trump për Teheranin: Nuk më intereson nëse nënshkruajnë një...

Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve, çfarë...

Hodhi gaz lotsjellës në Kuvend në vitin 2018, gjykata...

Mourinho nuk fal askënd! Rregulla të reja dhe dënime...

Putini i quan masat gjermane një “gabim të rëndë”

Merr sot zyrtarisht detyrën, ambasadorja e re e BE...

Nga talent në protagonist! Interi blindon Pio Espositon për...

Tragjedi në Romë, prindërit vrasin vajzën e tyre 5-vjeçare...

Rama uron Fatos Nanon për ditëlindjen: Kuptohemi në ajër, i nxori socialistët nga shkretëtira

16 Shtator 11:11

Kryeministri Edi Rama i dedikoi një urim të gjatë për ditëlindje liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Urimi i Ramës është i veçantë, ku ka ndërthurur historinë dhe rrëfimin për rrugëtimin e Nanos në PS dhe se çfarë figura e tij është për socialistët.

 

Teksa i uron sa më shumë vite jetë me shëndet, kryeministri nuk fsheh dëshirën për të shkruar një libër të përbashkët me Fatos Nanon për marrëdhënien dhe historinë e tyre të përbashkët brenda PS.

 

Edi Rama vlerësoi se sot ata ruajnë një marrëdhënie shumë të veçantë dhe se kuptohen në ajër.

 

Letra e plotë:

#EDHE100💐

FATOS NANO u gjend në krye kur armata e shpartalluar komuniste kryente funeralin e Partisë së Punës në mes të shkretëtirës, me flamurin e rreckosur të diktaturës së proletariatit në gjysmë shtizë, moralin nën shuajt e këpucëve të rraskapitura nga marshimi 45 vjeçar drejt horizontit që vetëm largohej derisa u zhduk dhe gurmazin e konsumuar të komunizmit që nxirrte thirrjet e fundit për luftë me tërë botën, teksa era e papërmbajtshme e ndryshimit e kthente vajtimin e egër të dëshpërimit, në një fishkëllimë sa çjerrëse aq edhe qesharake. Mes fytyrave verdhacuke të udhëheqësve gjemimmbytur nga ardhmja e qametit dhe sekretarëve lëkurërreshkur nga dielli i arafabrikakantiereve, “Qorri” ishte aty fytyra e dykuptimtë e kuadrit të ri të partisë, që punonte në Institutin e Marksizëm-Leninizmit dhe e presorit garip të Ekonomikut, që tregonte barcaleta tallëse për regjimin e luante Bitëllsat me kitarën e tij.

Ishte pikërisht profili joskematik i Fatos Nanos që i dha atij skeptrin e të majtës së porsalindur pas varrimit të Partisë së Punës dhe natyra e tij jodogmatike, e kombinuar me burgosjen absurde që e pagëzoi si lider të pakonkurrueshëm të socialistëve, i dha Partisë Socialiste një frymëmarrje të re e një perspektivë si forcë e parë në rrugën e përpjetë të politikës shqiptare. Mbase pa sakrificën e tij të imponuar, socialistët do të kishin pasur një fat më pak bujar, por edhe Fatosi pa atë sakrificë të imponuar, mbase nuk do ishte bërë lideri i tyre aq jetëgjatë. Fotoja që kam përzgjedhur për këtë ditë urimi ka qenë për mua pamja më domethënëse e Fatos Nanos fill pas daljes së tij nga burgu dhe ende sot befasohem nga ndryshimi i hatashëm mes saj e pamjes së tij në gjyq. Fatosi i prangosur para gjykatësve me vështrimin enigmatik, është presori i Ekonomikut i marrë peng që mbahet fort për sytë e popullit. Ndërsa Fatosi me duart e lira dhe sytë që shkëlqejnë fort është një kafshë e rrallë politike, të cilën pata fatin ta njoh nga afër.

Ai e mbajti timonin e PS në të përpjeta e të tatëpjeta dhe padiskutim është e tija në radhën më të parë, merita që Partia Socialiste nuk lëvizi asnjë moment, nga graviteti i interesit kombëtar, çka përbën sot e gjithë ditën një vijë sjelljeje të palëkundur të PS e unikale mes partive politike në Shqipëri. Në krye të PS ai i nxorri socialistët nga shkretëtira pas varrosjes së Partisë së Punës, duke i futur në Internacionalen Socialiste si një familje idesh progresiste të kohës së re dhe duke e bërë shpirtin e ndryshimit motor të lëvizjes përpara. Në krye të qeverisë atij iu desh të drejtonte daljen e popullit nga shkretëtira e piramidave dhe rifillimin e shtetndërtimit nga zeroja pas katrahurës rrafshuese të vitit ’97. 

Historia e marrëdhies sonë të zhvilluar mes ekstremesh, nga “birësimi” im në familjen socialiste me bekimin e Fatosit, deri tek “vrasja e babait” për marrjen e skeptrit të tij, dihet përgjithësisht. Po në ndërkohën që flasim marrëdhënia mes nesh ushqehet shëndetshëm,  me një komunikim miqësor ku e kuptojmë njëri-tjetrin në ajër, sepse prej kohësh tanimë flasim si shoferi i turnit të parë me shoferin e turnit të dytë, për të njëjtën makinë. Ose jo në fakt, se kur mendoj çfarë katërrrotaku sovjetik mori Fatosi në turnin e parë, çfarë mjeti shumë më të mirë mora unë prej tij dhe çfarë brandi shpejtësie është sot Partia Socialiste, flasim në fakt si dy pilotë të një makine që duhet të vijojë vetëzhvillimin dhe lëvizë ende më shpejt, duke e mundur përditë rrezikun e ngadalësimit nga konkurenca e dobët.

Duke i uruar ditëlindjen liderit historik të socialistëve, uroj gjithashtu që një ditë ta shkruajmë në një libër, së bashku, raportin e turneve tonave, për t’ua lënë në bibliotekën e zyrës së kryetarit, atyre që do të marrin turnin pas nesh. Po ka kohë plot deri atëherë dhe në ndërkohë, uroj për Fatosin shëndet, gëzime e çdo të mirë familjarisht.

#TëRRALLË

 

 

 

 

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Ditëlindje leter

Nga e njëjta kategori

Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve, çfarë pritet të diskutohet

më shumë...

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Rinas, një i vdekur dhe dy të lënduar

më shumë...

Hodhi gaz lotsjellës në Kuvend në vitin 2018, gjykata e Kosovës shpall fajtor ministrin

më shumë...

Merr sot zyrtarisht detyrën, ambasadorja e re e BE në Tiranë dorëzon kredencialet te Begaj

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:32

11-shja e javës në Superiore, surpriza dhe...

12:30

Kosovë/ Thellohet kriza politike, mungon kompromisi për...

12:29

Do ndërtonte pa leje në zonën e...

12:15

Shtatori sjell ndryshime të mëdha në dashuri...

12:15

Kurti: Marrëveshja për presidentin qëndron, me gjithë...

11:58

Medon Berisha i jep një lajm të...

11:40

“Depresioni” pas pushimeve, çfarë i ndodh trupit...

11:32

Aksidenti tragjik në Fushë Krujë-Rinas, humb jetën...

11:25

Gjumi dhe mikrobiota e zorrëve: Lidhja e...

11:05

Shënohet 39-vjetori i krijimit të Bazës së...

10:59

Këngëtarja Kida i jep fund beqarisë, ceremonia...

10:56

Trump për Teheranin: Nuk më intereson nëse...

10:39

Situatë kritike nga zjarri në Ulëz, flakët...

10:30

Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit e...

10:22

Mjeti lundrues mori flakë në mes të...

10:12

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Rinas,...

Mirela Kumbaro
10:11

Dita e parë e shkollës, Kumbaro: Një...

10:09

Hodhi gaz lotsjellës në Kuvend në vitin...

10:04

Mourinho nuk fal askënd! Rregulla të reja...

10:03

Putini i quan masat gjermane një “gabim...

Më të klikuarat

  • Aksidenti tragjik në Fushë Krujë-Rinas, humb jetën gazetari...
  • Tragjedi në Romë, prindërit vrasin vajzën e tyre 5-vjeçare m...
  • “Dolën për kafe, u kthyen të vdekur”, protestë në Vaun e Dej...
  • “Më goditën me tavëll qelqi në kokë e fytyrë”, zbardhet dësh...
  • Merr sot zyrtarisht detyrën, ambasadorja e re e BE në Tiranë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.